Ish-deputeti i LSI denoncon vjedhjen e pronave nga shteti në Sarandë

04/07/2012:52

Shperndaje:


 

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste të Integrimit, Flamur Çelaj, në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe bashkisë Sarandë. Ai u shpreh pronat publike të këtij qyteti janë vjedhur nga punonjës të bashkisë, ndaj ai kërkoi nga SPAK që të  nise hetimet jo vetëm për zyrtarët, por edhe për të afërmit e tyre. Për këtë çështje ai tha se do të bëje denoncim edhe në rrugë zyrtare.

VIDEO

Unë mendoj se qeveria po loz një strategji. Po e pompon shumë. Ky është një njeri që nuk e ka problem nëse dështon. E ka gjet edhe kurbanin kë do të marre në qafë. SPAK ka bërë një gjë të mirë. Kemi disa krime. Ai organizuar, korrupsioni. Hoteleri turizmi. Paratë e krimit i investojnë atje. Unë kam ca krime aktuale. Ndihmat e COVID. Është rast i pastër për tu hetuar nga SPAK. Kanë abuzuar me shportën ushqimore. Krim i pastër i njerëzve në detyrë. Autostradat 20 mil euro km linear. Që nga kjo këtu afër. SPAK nuk është institucion politik po shtetëror. Pronat publike. Jam drejtues politik për qarkun e Vlorës. Për LSI. Edhe për shkak të detyrës njerëzit nevojtarë paraqiten. Më vijnë shumë njoftime dhe kam një deklaratë. Në Sarandë po vidhen pronat publike të qeverisë, të bashkisë. SPAK të hetoje lidhjet familjare të njerëzve në detyrë. OFL duhet të merret edhe me nënën edhe me babin edhe me lidhjet e tyre. Ka nevojë për hetim. Nuk është faji i policisë, por faji i politikës që ushtron presion politik. OFL duhet të bëje punë, të hetoje rastin e Sarandës. Do më shohësh përpara godinës shtetërore në Sarandë. Do të shkoj ta bëj denoncimin atje. Po e nis që këtu. Arsyeja pse ne u distancuam nga koalicioni, u distancuam politikisht sepse jam i bindur se në llogaritë e atij hesapzxhiut do të ishim ne kurbani i radhës. Më mirë në opozitë.  Kriminalitetin e kemi në qeverisje”, u shpreh Çelaj. SHQIPTARJA.COM


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve
Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit
SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.