Investimet dhe projektet e planifikuara në Buxhetin e vitit 2026 në Sarandë
Investimet dhe projektet e planifikuara në Buxhetin e vitit 2026 në Sarandë
Plani i investimeve dhe buxheti për vitin 2026 parashikon një ndërhyrje të gjerë në territorin e Bashkisë Sarandë, duke përfshirë rikonstruksione infrastrukturore, përmirësime të shërbimeve publike, investime në arsim, kulturë, art, si dhe në furnizimin me ujë dhe kanalizime. Lista e projekteve shtrihet nga qendra e qytetit deri në njësitë administrative dhe zonat rurale, me fokus të veçantë në përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët dhe rritjen e standardeve urbane e turistike. Një investim i rëndësishëm është gjithashtu rikonstruksioni i Kinoteatrit dhe ambjenteve mbështetëse të tij.

Investime – Buxheti / Plani 2026
Në kuadër të forcimit të kapaciteteve administrative dhe operacionale, parashikohen këto investime:
– Rikonstruksion i zyrave të Njësisë Administrative Ksamil
– Blerje pajisje kompjuterike
– Blerje mjet transporti për Policinë Bashkiake
– Ndërtim zyrash për NSHP në Volloder
– Rrjeti rrugor rural dhe urban
Një pjesë thelbësore e planit përfshin rikualifikimin e rrugëve, trotuareve, shesheve dhe hapësirave publike në disa zona të Bashkisë:
5. Ndërtim trotuare, rikualifikim i rrethimeve anësore në rrugët e brendshme dhe rikualifikim i hapësirave shplodhëse Ksamil
6. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme dhe shesheve Gjashtë, Metoq
7. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme zona Turizëm – Kanali Çukës
8. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme në Lagjen “Baba Rexhepi”
9. Rikualifikim trotuari, K.U.B.-se, ndriçim dhe shtresave rrugore në rrugët “Onhezmi” dhe “Lefter Talo”
10. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme në Lagjen “Lugu i Dardhës”
11. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme dhe shesheve Berdenesh
12. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme dhe shesheve Çukë, Manastir
13. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme zona Turizëm – Kanali Çukës (vazhdim)
14. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme Lagjia 1 dhe 2
15. Rikualifikimi i rrugëve të brendshme Lagjia 3
16. Rikualifikimi i hapësirave të brendshme në bllok banimi në lagjen nr. 4
17. Ndërtim pedonale segmenti rrugëve “DEA – ISADORA DUNKAN – ALIDA HYSKU”, Ksamil
18. Rikualifikim rrugë dhe sheshe Gjashtë, Metoq, Berdenesh, Çukë, Manastir
19. Riveshje shtresa asfaltike në territorin e Bashkisë
20. Shkallare lidhëse lagj. nr. 3 dhe rikualifikim shkallare pranë Portit
21. Ndërtim hapësirash të gjelbra dhe kënde lojërash në lagjet 1, 2, 3, 4
22. Rikualifikimi i rrugës Rilindja Sarandë
23. Sinjalistikë për Plazhet Publike
24. Studim projektime dhe plane strategjik
25. Shpronësime
26. Supervizime dhe kolaudime
Investime në shërbime publike
– Rrethimi i varrezave të Çukës, Gjashtë, Sarandë etj.
– Sinjalistika horizontale dhe vertikale
– Investime në furnizimin me ujë dhe kanalizime
– Rehabilitim i rrjetit të KUB dhe KUZ në Gjashtë dhe Sarandë
Investime në arsim
– Investime në terrene sportive në shkolla
– Rikonstruksion kopshti nr. 2 dhe nr. 3
– Rikonstruksion kopshte dhe shkolla në Berdenesh, Metoq, Gjashtë, Shelegar, Sarandë
– Rikonstruksion kopshti Ksamil
– Shkolla 9-vjeçare Çukë (çatia, fasada, ambienti jashtë)
Investime në kulturë dhe art
– Blerje skene dhe LED wall
– Shpenzime për pajisje elektronike të Qendrës Kulturore
– Rikonstruksioni i Kinoteatrit
Plani i investimeve për vitin 2026 për Bashkinë Sarandë paraqitet si një paketë e gjerë ndërhyrjesh, që synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, por edhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillim urban, turizëm, arsim dhe jetë komunitare. Mbetet për t’u parë se sa nga këto projekte do të realizohen brenda afateve dhe standardeve të premtuara, por lista tregon qartë se viti 2026 pritet të jetë një vit intensiv punimesh në të gjithë territorin e bashkisë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
30/12/2510:59
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
30/12/2510:59
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
30/12/2510:59
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
30/12/2510:59
Suvenire nga Saranda
30/12/2510:59