Investim i ri në Sarandë nga KFW për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura

05/03/2620:06

Shperndaje:

Investim i ri në Sarandë nga KFW për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura

 

Qeveria shqiptare kërkoi këtë të enjte në Kuvend ratifikimin e një marrëveshjeje huaje me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW, e cila parashikon financime për investime në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Sarandën.

 

Investim i ri në Sarandë nga KFW për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura

 

Marrëveshja është pjesë e fazës së dytë të programit “Infrastruktura Bashkiake V”, një projekt që synon përmirësimin e shërbimeve të ujit të pijshëm dhe sistemeve të kanalizimeve, si dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat urbane dhe turistike.

 

Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, një nga investimet kryesore të kësaj faze do të realizohet në Sarandë, ku parashikohet ndërtimi i impianteve moderne për trajtimin e ujërave të ndotura. Ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes dhe në mbrojtjen e pasurive natyrore të zonës bregdetare.

 

Projekti pritet të financohet përmes një pakete të gjerë investimesh, ku përveç kredisë nga banka gjermane, Bashkimi Europian përmes instrumentit WBIF do të japë edhe një grant shtesë që mbulon pjesën më të madhe të investimeve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në Sarandë dhe Lezhë.

 

Sipas ministrit Malaj, përmirësimi i sistemeve të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura në Sarandë është i rëndësishëm jo vetëm për standardet mjedisore, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit. Ai theksoi se infrastruktura moderne e ujit mbetet një kusht thelbësor për zhvillimin e turizmit, tërheqjen e investimeve private dhe rritjen e punësimit në zonat bregdetare. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Investim i ri në Sarandë nga KFW për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura
Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon Punonjës/e kuzhine dhe Punonjës/e pastrimi
Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës
Market industrialesh në Sarandë kërkon Punonjës/e
American Bar & Snack kërkon Kamarier/e për punësim vjetor
“The Nomad” Restorant kërkon të zgjerojë stafin. Ofrohet punësim vjetor

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.