Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve

01/07/2519:17

Shperndaje:

Goditje informalitetit në turizëm – Inspektoriati i Punës del në terren, nisin kontrollet për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve

 

Me nisjen e sezonit turistik, Inspektoriati Shtetëror i Punës ka ndërmarrë një plan të zgjeruar masash për të luftuar informalitetin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar kontrolle intensive në terren në të gjithë vendin.

 

Informaliteti në turizëm - kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve

 

Në qendër të inspektimeve do të jenë shkelje të zakonshme që lidhen me të drejtat e punonjësve: mungesa e kontratave të punës, mospagimi i kontributeve shoqërore, mosrespektimi i orëve shtesë dhe pushimeve javore, por edhe raste të punësimit të të miturve në kushte të ndaluara nga ligji.

 

“Qëllimi ynë është të garantojmë kushte të ndershme dhe të sigurta pune për çdo punonjës. Turizëm i suksesshëm do të thotë punë me dinjitet dhe në përputhje me ligjin,” thuhet në njoftimin zyrtar të Inspektoratit.

 

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe punësimit të të rinjve nën 18 vjeç. Do të ndalohet rreptësisht angazhimi i tyre në punë të rënda apo në orare nate, ndërsa do të verifikohet respektimi i rregullave ligjore për këtë kategori.

 

Gjithashtu, një tjetër prioritet është edhe monitorimi i punonjësve të huaj, ku do të kontrollohet nëse ata janë të pajisur me dokumentacionin përkatës dhe nëse të drejtat e tyre respektohen nga punëdhënësit.

 

Inspektoriati i Punës i bën thirrje qytetarëve dhe punonjësve që të denoncojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre në punë, duke e cilësuar bashkëpunimin me publikun si thelbësor për krijimin e një tregu pune të drejtë dhe të sigurt.

 

Paralelisht me Inspektoriatin, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur të veprojë për frenimin e informalitetit në këtë sektor. Një nga masat kryesore është vendosja e pagave dysheme për profesionet më të përhapura në turizëm. Sipas tabelës së re, rojet duhet të paguhen minimalisht me 55 mijë lekë, sanitarët me 60 mijë, recepsionistët me 63 mijë, kamarierët me 70 mijë, ndërsa pagat për kuzhinierët dhe menaxherët variojnë nga 90 deri në 140 mijë lekë.

 

Tatimet do të krahasojnë këto paga minimale me ato që deklarojnë subjektet, për të identifikuar rastet e fshehjes së të ardhurave dhe mosdeklarimit të saktë të punonjësve.

Këto masa synojnë të vendosin rregull në një sektor kyç për ekonominë shqiptare, ku shpesh shkeljet ndaj punëtorëve dhe mungesa e transparencës kanë qenë të pranishme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Hotel Panorama 2 në Ksamil kërkon Recepsionist (turni i dytë) dhe Sanitare
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.