Ina Zhupa ngre alarmin: Në KZAZ Konispol ka humbur vula – VIDEO

15/04/2519:28

Shperndaje:

Ina Zhupa ngre alarmin: Në KZAZ Konispol ka humbur vula – VIDEO

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin publik për humbjen e vulës zyrtare të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 93 (KZAZ 93), duke e cilësuar këtë një shkelje flagrante të ligjit dhe një akt që vë në rrezik integritetin e zgjedhjeve.

 

Ina Zhupa ngre alarmin: Në KZAZ Konispol ka humbur vula

 

Sipas Zhupës, vula e KZAZ-së nuk duhet të largohet në asnjë rrethanë nga ambientet zyrtare të komisionit dhe përdorimi i saj bëhet vetëm në mënyrë kolegjiale. Megjithatë, nënkryetari i Bashkisë Konispol, Julian Lako – që mban njëkohësisht edhe funksionin e sekretarit të KZAZ 93 – dyshohet se e ka marrë vulën në mënyrë të paligjshme dhe e ka humbur, duke e trajtuar si një objekt personal.

 

“Ky është një skandal i rëndë që cënon drejtpërdrejt sigurinë e procesit zgjedhor. Vula nuk është pronë private dhe nuk mund të merret në çantë nga askush, aq më pak nga një funksionar politik i Partisë Socialiste”, deklaroi Zhupa.

 

Partia Demokratike ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ligjore, duke përgatitur një kallëzim penal ndaj Julian Lakos. Gjithashtu, përfaqësuesi i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) do të kërkojë shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publikë të PS në KZAZ 93, për shkelje të kodit zgjedhor dhe keqpërdorim të detyrës.

 

 

Zhupa kërkon reagim të menjëhershëm nga organet kompetente dhe masa të shpejta për rikthimin e integritetit në administrimin zgjedhor të kësaj zone. Ajo thekson se PD do të ndjekë çdo hap ligjor për të garantuar transparencën dhe besueshmërinë e procesit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Njoftim punësimi në Laboratorin Mjekësor INTERMEDICA në Sarandë
Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës
Restorant Bulevard ’90 kërkon Nd. Kuzhinier/e, Tiganist/e dhe Pjatalarëse
Allegro Restaurant në Shëtitore kërkon të punësojë Kamarier
Taverna Gostivari në Ksamil kërkon Pjatalarëse. Ofrohet Akomodim + Ushqim
Zjarri në Delvinë dogji 40 km2 dhe një perimetër prej 50 km

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.