IKMT: Në hotelin luksoz kemi hapur 730 vrima dhe kemi vendosur 70 kg C4, do e shpërthejmë sot

04/12/2213:29

Shperndaje:

Qeveria do të finalizojë sot aktin e fundit të dramës në “Prestige Resort”. IKMT ka njoftuar se ditën e sotme do të bëhet shpërthim i kontrolluar i Prestige, ndonëse resorti është me leje. Mësohet se forcat xheniere kanë hapur 730 furnela ku do të montohen 70 kg lëndë shpërthyese.

Me një urgjencë të madhe, Dallëndyshe Biçi e IKMT-së nuk pret që nesër të shprehej Gjykata Administrative e Durrësit, pas kërkesës së avokatëve të Prestige Resort për të pezulluar shembjen, por ka dhënë urdhër të prerë që në orën 15:00 të hidhet në erë hoteli.

Një aksion i nisur paligjshmërisht që pritet të përfundojë po paligjshmërisht për të shkatërruar një resort me leje nga vetë kryeministri Edi Rama dhe institucionet e këtij vendi me një ndikim vetëm pozitiv në turizmin dhe ekonominë e vendit.

Përveç kësaj, nxitimi për të kryer një akt të paligjshëm ka bërë që të mos ketë asnjë masë sigurie as për vetë punonjësit që po përgatisin lëndën eksplozive që vendosen në rrezik për jetën, duke punuar në ambient të jashtëm, me praninë e dhjetërave njerëzve dhe nën ndikimin e faktorëve natyrorë e fizikë. BalkanWeb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndriçimi publik nga Ura e Gajdarit deri në Sarandë, pothuajse 1/3 jashtë funksionit
Erlind Sulo emërohet Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.