I vodhi pronarit 146,600 euro që i kishte në teneqenë e djathit, arrestohet shqiptari në Igumenicë

I vodhi pronarit 146,600 euro që i kishte në teneqenë e djathit, arrestohet shqiptari në Igumenicë. Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në Igumenicë, pasi akuzohet për vjedhjen e një shume të madhe parash nga biznesi ku punonte.

 

 

Sipas policisë greke, bëhet fjalë për një vjedhje me vlerë rreth 146 mijë euro, e cila u zbulua pas kallëzimit të bërë nga pronari i biznesit në zonën e Thesproti. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës së datave 9-10 maj 2026. Sipas hetimeve, shqiptari ka hyrë me forcë nga dritarja e magazinës së kompanisë ku ishte i punësuar dhe ka marrë shumën e madhe të parave, të cilat pronari i kishte fshehur në një enë metalike për djathë.

 

Menjëherë pas denoncimit, strukturat e Hetimit dhe Ndjekjes Penale në Igumenicë nisën veprimet intensive, duke arritur në identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Gjatë kontrollit dhe marrjes në pyetje, ai dorëzoi shumën prej 146,600 eurosh, të cilën e mbante të fshehur në banesën e tij.

 

Policia bëri të ditur se e gjithë shuma e parave iu kthye pronarit të biznesit, ndërsa ndaj shqiptarit është ngritur çështje penale për “vjedhje të rëndë”.

 

I arrestuari pritet të dalë përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë në Thesproti për veprime të mëtejshme procedurale. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.