I Humbur, mendohet se jeton në Sarandë

08/02/1919:35

Shperndaje:


Historia e trishtë e familjes Balaj , nga Bulqiza erdhi e trajtuar në emisionin “Pa gjurmë” të Report Tv. Nëna Sadike Balaj ishte në studion e emisionit “Pa gjurmë”vendosi të rrëfente rrëfeu dramën e jetës së familjes së tyre , për djalin e saj 38-vjeçar, Muiz Balaj si ai filloi të shfaqte probleme patalogjike të shëndetit mendor ndërkohë që asnjë nga pjesëtarët e familjes për një kohë të gjatë nuk e kishin kuptuar këtë gjë.

Ishte 5 marsi I vitit 2011 kur Muizi pasi i kërkon të motrës para i pohon se duhej të ikte në Sarandë. Nisja nga Baldushku i Tiranës në drejtim të Sarandës do të linte te familjarët një hendek të madh dyshimesh dhe misteri, pasi që nga ajo ditë Muizi u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, vetëm me 20 mijë lëkët e vjetra që ia dha e motra. 

Ai pati nje grindje me mamanë , pasi u divorcua nga gruaja e tij dhe unë kam qenë gjithmonjë një përkrahje për nusen . Pas grindjes erdhi tek unë ku qëndroi tek unë për 2 muaj. Në datën 5 mars më kërkoi para dhe më tha se do ikte në Sarandë për të punuar. Unë nuk kisha marrë akoma rrogën , i mora borxh dhe i dhashë 20 mijë lekë të vjetra . Ai nuk ka qene here tjetër në këtë qytet. Këmbëngula të qëndronte e pyeta ku do rrinte , por nuk më dëgjoi dhe nuk më tha asgjë tjetër . Me tha dua vetëm lekët e rrugës se do iki të punoj në Sarandë. Vëllai kurohej gjatë kësaj kohe ka qenë me mjekime , të cilat ia kishte rekomanduar doktori në Shkodër, pasi vuate nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë trup i gjatë, rreth 1 m e 70. Në krahun e majtë ka pasur , një të djegur në faqe. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda Web uron të gjithë besimtarët myslimanë për një muaj të bekuar të Ramazanit
Rrëshqitja e tokës në Delvinë: shpallet e pabanueshme një shtëpi, rrezikohet 1 tjetër dhe teqeja
4 premtime të pambajtura, qytetarët të përjashtuar nga vendimmarrja për projektet në Sarandë
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.