I dehur në timon, efektivi i FNSH i futet në oborrin e shtëpisë një 70-vjeçari, e plagos me armën e shërbimit

13/02/2010:06

Shperndaje:


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka plagosur me armë zjarri një 70-vjeçar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se  Paulin Shpani, 41-vjeç ngiste në gjendje të dehur makinën e tij tip “Benz”, ku si pasojë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e Solli Meçi,  70 vjeç, në lagjen ‘Sheq i Madh”.

Pas kësaj efektivi i FNSH është konfliktuar me pronarin e kësaj banese 70-vjeçarin Solli Meçin, të cilin e ka plagosur në dorë me armën e shërbimit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat të shumta policie, që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa Paulin Shpani është shoqëruar në polici ndërsa ndaj tij SHÇBA ka nisur një hetim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas Sarandës, miratohen hartat e “Paketës së Maleve” edhe për Delvinën dhe Konispolin
Supermarket JoAn në Sarandë kërkon Kasier dhe Sistemuese raftesh
“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier dhe Ndihmës Kamarier. Ofrohet akomodim
Mesdheu Restaurant në Sarandë dhe Ksamil kërkon staf
Ilirjan Gërdhuqi: Në bashkinë Sarandë mungon Transparenca dhe Llogaridhënia
Prokuroria çon në gjyq një shtetas për pastrim parash, sekuestrohen 2 apartamente në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.