I akuzuar për një vjedhje të cilën e mohon, Kleo Hysi prej 2 ditësh në grevë urie


Kleo Hysi, i cili prej muajit shtator mbahet në paraburgimin e Sarandës, prej 2 ditësh ka hyrë në grevë urie, duke refuzuar marrjen e ushqimit.
Shkak për këtë akt sipas tij është bërë mbajtja e tij në paraburgim me një akuzë, të cilën  nuk e pranon.
Kleo Hysi ka kontaktuar ditën e sotme me Saranda Web dhe është shprehur se akuza ndaj tij nuk qëndron dhe se ai ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe policinë për identifikimin e autorëve të ngjarjes për të cilën akuzohet.

Kleo Hysi shprehet se pavarësisht se ai ka bashkëpunuar për identifikimin e autorëve, ai mbahet në paraburgim vetëm me një akt-akuzë të përpiluar nga OPGJ në ditën e ngjarjes dhe se asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Kleo Hysi tha gjatë kontaktit me Saranda Web se ai do ta vijojë grevën e urisë deri në vetëflijim dhe se kërkon marrjen në pyetje dhe rrëzimin e akuzës ndaj tij.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.