Hiqet ora policore në zonat turistike, muzika do të lejohet deri në orën 23:00

19/07/2111:07

Shperndaje:

Nga nesër hiqet ora policore në zonat turistike dhe muzika në lokale do të ndalet në 23:00 jo 22:00!

Këto dy masa të reja janë njoftuar nga kryeministri Edi Rama, që vjen pas pezullimit të shërbimit për 24 orë nga lokalet në Lungomare.

Për ata që duan që të kërcejnë përtej orës 23:00, Rama u thotë që të organizohen në natyrë, aty ku nuk shqetësojnë askënd. Si një përgjigje për revoltën e pronarëve të bizneseve në Lungomare, Rama shkruan se aty s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme. 

Sipas tij, e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. 3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike“, shkruan Rama. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.