Grushta dhe sharje, ç’ndodhi në zyrën e drejtorit, lideri i PS-së i tregoi muskujt vartësit

13/02/2018:18

Shperndaje:


Drejtori i Postës në Vlorë, Vullnet Bilbilaj është përleshur me vartësin e tij, një punonjës në të njëjtin institucion. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes dy të punësuarve pranë Postës në Vlorë nuk kanë munguar edhe prekjet fizike dhe grushtet. Madje, të njëjtat burime se punonjësi, të cilit nuk i bëhet i ditur identiteti, ka përfunduar me dorë të çarë.

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur paraditen e sotme, dhe është parë nga shumë persona të tjerë që punojnë në këto zyra. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat por nuk ka dalë në asnjë informacion zyrtar, duke e mbajtur të fshehtë këtë dhunim.

Vetë drejtori, Vullnet Bilbili është njëkohësisht edhe sekretari i Partisë Socialiste në Vlorë. Ndërkohë përmendim këtu, se një tjetër institucion e ka kaluar paraditen e sotme mes grushtave dhe dhunës. Bëhet fjalë për ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, drejtoria Rajonale Tiranë, ku Drejtori Arbër Nuri është rrahur me grushta me inspektorin e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, Aleksandër Dani.

Burime për Dosja.al sqarojnë se mes Arbër Nurit dhe bashkëshortes së Danit ka patur një konflikt verbal, që ka degraduar në një kërcënim nga ana e Nurit për të dhe ka bërë që kjo e fundit të telefonjë të shoqin. Sapo Dani ka shkuar në institucion ai është qëlluar me Nurin, dhe debate ka degraduar në grushta.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes
Debate të forta / Këshilli Bashkiak Sarandë miraton kalimin e vilave qeveritare në “Polin e Zhvillimit të Sarandës”
Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje
Mbytet një varkë turistike në Ksamil, shkak dyshohet konkurenca – VIDEO
Mobileri RENO në Mesopotam kërkon Bojaxhi & zmerilues  dhe Montues skeletesh
Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Filatit Vasili Tzigos

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.