Greqia vendos izolimin total, Mitsotakis: Nga 534 € për të papunët dhe 800 € ata që humbasin punën


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka informuar mbi ”Lock-Down”-in e dytë që do të hyjë në fuqi nga e shtuna e kësaj fundjave.
Ai deklaroi se Lock-Down do të zgjasë vetëm 3 javë deri më 30 nëntor, por do të shihet si do të vijojë situata. Mitsotakis sqaroi se Lock-Down do të jetë i ngjashëm me atë të marsit, por me disa ndryshime teksa shtoi se të vetmet që do të rrijnë hapur janë strukturat shëndetësore, farmacitë, pikat e karburanteve, kopshtet, shkollat fillore dhe institucionet edukuese të veçanta kurse shkollat e mesme dhe të larta vijojnë mësim online.

Po ashtu Mitsotakis ka njoftuar dhe masat ekonomike, teksa ka informuar se ata që janë të papunë prej një kohe të gjatë do të ndihmohen deri në dhjetor me pagë 534 euro kurse ata që dalin të papunë këtë muaj me nga 800 euro secili.

Ai ka dhënë dhe shifrën sipas të cilit nga paketa ekonomike do të ndihmohen fillimisht 130 mijë qytetarë grekë që janë të papunë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.