Gjykata pezullon Ish Shefin e Komisariatit të Kufirit Sarandë dhe 8 të tjerë

24/10/2318:37

Shperndaje:

Lironte emigrantet e paligjshëm në Delvinë, Gjykata pezullon Ish Shefin e Komisariatit të Kufirit Sarandë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur në datë 21 tetor, caktimin e masave të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 9 punonjës policie pranë DVKM Gjirokastër.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e konkretisht:


Kryekomisar Florian Mustafaj, Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër, (ish Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë)
– Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
– N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
– N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
– Drejtues Behar Tafa, Kordinator i Operacionit Frontex.
– Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
– Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
– Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
– Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.

Vendimi i Gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, pas informacioneve se disa punonjës policie në bashkëpunim, transportonin migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë staf për sezonin
Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim
Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.