Gjykata lëshon Urdhër Mbrojtjeje për 17-vjeçaren. Të mos i afrohen prindërit

23/04/2016:04

Shperndaje:


  Është zhvilluar në Gjykatën e Sarandës mesditën e së enjtes seanca gjyqësore, pas një kërkesë padije të bërë nga Zyra e Sherbimeve Sociale e Bashkisë, Sarandë, për pajisjen me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje të 17 vjeçares nga prindët e vet.
17 vjeçarja është adoleshentja për të cilën është ndaluar nga policia dy ditë më parë 72- vjeçari, B. Tusha, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.
Ndërkohë që 17 -vjeçarja që nga mbasditja e së mërkurës ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

Në kopjen e këtij vendimi, tashmë urdhër, lëshuar nga gjykata, kopje të cilën, e kanë edhe prindët e adoleshentes, thuhet:
Ndalimi i të paditurve, X…. X…. dhe Z…. Z…. për t’u takuar, kontaktuar ose komunikuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi me fëmijën e tyre.
Fëmija e mitur të strehohet përkohësisht larg familjes.

Kohëzgjatja e masave të mbrojtjes, sipas këtij urdhëri, është deri në datën e përfundimit të gjykimit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Nuk ka rënë euro, është forcuar leku. Ky është një sukses i ekonomisë shqiptare
Oficeri i Policisë në Sarandë bie pre e fyerjeve dhe dhunës në rrugë
Booking dhe Airbnb nën lupën e Tatimeve – Qeveria kërkon raportim të detyrueshëm për të ardhurat
Sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës, armët po transportoheshin drejt Sarandës
Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit
Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë, deri në 40°C në Shqipëri. Parashikimi për në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.