Gjykata e Sarandës dënon me 2 vite burg Papuçiun, konfiskohet objekti në favor të shtetit
Gjykata e Sarandës ka dënuar me 2 vite burg biznesmenin 68 vjecar Pando Papuçi, i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” dhe ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një objekti në hyrje të Sarandës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, informon sa më poshtë:
- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë (në vijim Prokuroria Sarandë) ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin e çështjes në gjyq të procedimit penal nr.774 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurit:
Pando Papuçi dhe personit juridik “2P-SJ”, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Pando Papuçi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.
- Në përfundim të gjykimit, Prokuroria Sarandë e përfaqësuar nga prokurore Silvana Belishta kërkoi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Pando Papuçi, për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” i kryer për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
- Në aplikim të ritit te gjykimit të shkurtuar, uljen e këtij dënimi me 1/3 dhe në aplikim të nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe konvertimi i këtij dënimi në shërbim prove me detyrimin që të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Shoqëria “2P-SJ” sh.p.k për kryerjen e veprës penale të “Ndërtim i paligjshëm”, i kryer për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”.
- Heqjen e sekuestros preventive dhe vijimin e procedurave administrative. Shuarjen e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
- Shpenzimet në ngarkim të të pandehurve.
- Më datë 23.04.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Edona Vajushi vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Pando Nikolla Papuçi , për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” i kryer për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale i ulet 1/3 e dënimit dhe si përfundim i pandehuri Pando Nikolla Papuçi dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
- Vuajtja e këtij dënimi fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Shoqëria “2P-SJ” sh.p.k për kryerjen e veprës penale të “Ndërtim i paligjshëm”, i kryer për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”.
- Në zbatim të nenit 190/1/a të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të objektit 7 katësh, i ndërtuar dhe zhvilluar në lagjen Nr. 1 të qytetit Sarandë, në hyrje të rrugës nr.5, nga subjekti “2P SJ”sh.p.k., me administrator shtetasin Pando Papuçi, i sekuestruar me vendimin nr.19, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
- Shpenzimet hetimore dhe shpenzimet gjyqësore të përllogaritura në tabelën në fund të këtij vendimi i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Sarandë, më datë 26.04.2024.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
26/04/2411:48
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
26/04/2411:48
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
26/04/2411:48
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
26/04/2411:48
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
26/04/2411:48