Gjiknuri takim me vajzat dhe gratë socialiste: kërkoj mbështetjen tuaj

08/04/2510:55

Shperndaje:

Gjiknuri, takim me vajzat dhe gratë socialiste, kërkoj mbështetjen tuaj

 

Kandidati Damian Gjiknuri zgjodhi që pasditen e të hënës ta kalonte në një takim miqësor me vajza dhe gra socialiste, të cilat ndër vite kanë dhënë kontribute të veçanta në Partinë Socialiste përmes angazhimit të përhershëm.

 

Gjiknuri duke shprehur mirënjohjen e thellë për punën e secilës prej tyre theksoi se, “Në rrugëtimin tim politik në Vlorë, ku PS ka arritur rezultate shumë të mira, shtylla e themelit të fushatave të jashtëzakonshme, keni qenë ju vajzat dhe gratë e Partisë Socialiste të Vlorës. Që të jesh një politikan i mirë mbi të gjitha duhet të jesh njeri i mirë. Gratë dhe vajzat e Vlorës janë fjalëmbajtura. Jam i bindur që pesha e fushatës sime do të jenë pikërisht vajzat, gratë, të rinjtë dhe të rejat, të cilët do të jenë pjesë e pandarë e fushatës sime.

 

Gjiknuri takim me vajzat dhe gratë socialiste

 

Kjo fushatë nuk është thjesht për Damianin por është fushata për Partinë Socialiste. Ne kemi një forcë që është Partia Socialiste dhe Edi Rama, i cili ka ndryshuar Vlorën por ka akoma shumë gjëra për të bërë. Qeverisjen e PS, në Vlorë, e keni prekur të gjithë. Unë kam patur kënaqësinë të jem pjesë e këtij rrugëtimi edhe në pozicionin e ish-ministrit dhe si drejtues politik, ku kemi ndarë me njëri-tjetrin sukseset në këtë Vlorë që po ndryshon. Por Vlora nuk e ka mbaruar misionin e saj. Ky qytet po zhvillohet dhe ka ende nevojë për shumë gjëra të tjera. Ky qytet ka nevojë për përfaqësimin e Partisë Socialiste dhe ka nevojë për zë të fortë. Unë shpresoj që të jem një nga ata, por që të jem një zë i fortë, dua mbështetjen e të gjitha grave dhe vajzave të Vlorës. Dua ta kem këtë mundësi për t’ju përfaqësuar siç duhet, sepse ju meritoni edhe më shumë. Me Partinë Socialiste do të vijojë progresin jo vetëm Vlora por e gjithë Shqipëria. Programi i Partisë Socialiste prek atë që ka në zemër çdo shqiptar, elementet sociale. Që t’i çojmë aty ku duhet, dhe që t’i arrijmë këto angazhime, na duhet mbështetja masive e vlonjatëve”.

 

Në këtë takim, vajza dhe gra, kontributore ndër vite të Partisë Socialiste, ish-deputetja Pranvera Resulaj dhe gra, përfaqësuese të diaporës, shprehën vlerësime maksimale dhe mbështetje të garantuar për kandidatin Gjiknuri, duke e cilësuar si njeriun e provuar dhe të besuar, me integritetin e lartë të politikanit që i ka qëndruar gjithmonë pranë çdo socialisti.

 

“Rruga e nisur nga Partia Socialiste do të finalizohet më 11 Maj, me fitoren e PS dhe fitoren e kandidatit Damian Gjiknuri.
Me kandidimin e Gjiknurit në Vlorë, socialistët e vërtetë, ata besnikët gjetën bashkëpunëtorin e fitoreve spektakolare. Vlonjatët, ata që nuk kanë përkatësi politike, gjetën mikun që e mbajti derën hapur gjithnjë për hallet e tyre. Prandaj, ne, më 11 Maj, kemi një emër dhe një ideal për të votuar në listën e Partisë Socialiste, kemi Damian Gjiknurin”, u shpreh Kejda Bregaj, përfaqësuese e profesionistëve të rinj.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur
Restorant Primavera kërkon Picajol për punësim vjetor. Ofrohet akomodim
Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet
Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.