Gazetarja denoncon publikisht: Anila Denaj do të më shkarkojë motrën për shkak të një lajmi

02/11/2419:14

Shperndaje:

Gazetarja denoncon publikisht: Anila Denaj do të më shkarkojë motrën për shkak të një lajmi

 

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, ka akuzuar publikisht Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, për tentativa për të shkarkuar motrën e saj, Silvana Muça, nga një pozicion pune në një nga institucionet e varësisë së ministrisë, si pasojë e raportimeve kritike që gazetarja ka bërë mbi dikasterin. Në një postim në rrjetet sociale, Muça pretendon se Denaj ka kërkuar edhe dorëheqjen e Silvana Muçës, duke ushtruar presion publikisht gjatë një mbledhjeje me shumë pjesëmarrës.

 

Muça ka shprehur shqetësimin e saj për këtë veprim, të cilin e sheh si një përpjekje për të heshtur gazetarinë e saj. Sipas gazetares, këto ndërhyrje kanë ardhur pas raportimeve mbi dështimet e ministrisë në kryerjen e vaksinimit kundër brucelozës, projekt që kushtoi mbi 1.7 milionë euro. Muça theksoi se gjatë karrierës së saj ka denoncuar një sërë shkeljesh në sektorin e sigurisë ushqimore dhe se nuk ka ndërmend të ndalet.

 

Në reagimin e saj publik, Muça thekson se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj si gazetare pavarësisht këtyre përpjekjeve për ta frenuar dhe të vazhdojë mbulimin e çështjeve që prekin fermerët dhe sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

 

Reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

 

Në mbështetje të gazetares, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër duke e cilësuar presionin ndaj Muçës dhe familjes së saj si të papranueshëm. Asociacioni i ka bërë thirrje Ministres Denaj që të ndalojë çdo akt presioni dhe të respektojë të drejtën e gazetarëve për të informuar publikun pa frikë nga represaljet. Në deklaratën e tij, Asociacioni nënvizoi rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe mbështeti Muçën në përmbushjen e detyrave të saj profesionale.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier/e, Nd. Kamarier dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.