Fredi Beleri padi për shpifje ndaj Taulant Ballës: Dua dëmshpërblim 10 milionë lekë

05/03/2310:15

Shperndaje:

Kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri siç e kishte paralajmëruar më 28 shkurt 2023 pas shpifjeve të shëmtuara të bëra ndaj tij nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga qyteti i Fierit, ka ngritur padi tij.


Ai bëri edhe deklaratën e mëposhtme:


“Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t’ia dhuroj të gjithë shumën “Shtëpisë së Foshnjës Vlorë”.
Të paktën në këtë mënyrë një shpifës i tillë do të ketë kontribuar sado pak në sherbimin e rrënuar të shtëpive të foshnjave nëpër bashki. Jam i bindur dhe shpresëplotë për vendimin e drejtësisë shqiptare.
Por, përgjigjen politike do ta marrin shpifësit përsëritës si Taulant Balla më 14 maj kur Himara të zgjedhë një kryetar bashkie që do t’i shërbejë interesave të vendit dhe jo miqve të tij”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës, armët po transportoheshin drejt Sarandës
Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit
Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë, deri në 40°C në Shqipëri. Parashikimi për në Sarandë
Jungle Lounge në Sarandë kërkon Barman, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Hostes
Tre të rinj vëzhgojnë për 2 ditë dhe marrin makinë me qira për të grabitur të moshuarin – VIDEO
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Banakier-Kamarier, Picier, Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.