Fillon procesi gjyqësor për vrasjen e ndodhur në Shkallë të Konispolit
Ngjarja:
Në orën 1:00, në lokal ka hyrë një hajdut që ka kërcënuar pronarin e lokalit Arqile Poci, me qëllimin për ta grabitur. Poçi ka bërë thirrje për ndihmë dhe Shehu ka shkuar për tiu gjendur pranë tij. Dyshohet se viktima ka njohur autorët e grabitjes dhe për këtë arsye mund të jetë qëlluar për vdekje. Sipas prokurorisë, Pajtim Shehu i ka ndeshur grabitësit gjatë kohës që po i shkonte për ndihmë fqinjit, që sapo i ishte vjedhur lokali.
Mësohet se Ajet Rexhepi është komshi me viktimën. Ai ishte një nga dhjetëra të shoqëruar nga Policia e Sarandës, si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, lidhur kjo edhe me një konflikt të mëparshëm banal që ka pasur me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit, Arqile Poçi.
Policia e Sarandës vuri në pranga një ish-efektiv të policisë, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së 44-vjeçarit Pajtim Shehu. Ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 13 shkurtit së shkuar në një lokal në fshatin Shkallë të Konispolit. Bëhet fjalë për Ajet Rexhepin banues në këtë fshat, i cili ka pasur konflikte me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja.
Prokuroria akuzon për këtë ngjarje Ajet Rexhepin se ai ka qëlluar për vdekje babain e tre fëmijëve me një plumb në fytyrë (poshtë syrit). 49-vjeçari u vu nën akuzë pas përgjimeve të kryera, por edhe bazuar në dëshmitë kontradiktore të dhëna prej tij. Por, prova më e fortë sipas prokurorisë, është fakti se atij i janë gjetur gjurmë baruti në duar.
I akuzuari Ajet Selmani nuk i ka pranuar asnjehere akuzat.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Suvenire nga Saranda
16/11/1611:24
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
16/11/1611:24
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
16/11/1611:24
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
16/11/1611:24
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
16/11/1611:24