Fillojnë prishjet në Bregdetin e Jugut, kundërshtojnë pronarët
Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit ka nisur prishjen e objekteve në zonën afër Radhimës. Përfaqësusit e bizneseve kanë kërkuar të njihen fillimisht me projektin e zonës.
Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se mes tyre nuk ka pasur tensione por pronarët e bizneseve kryesisht banorë të zonës u kërkojnë përfaqësuesve të IKMT t’i vënë në dispozicion projektin e ndërtimit në këtë zonë.
Në fillim të muajit shtator, IKMT nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve në bregdet duke nisur nga zona e Ujit të Ftohtë, aty ku është parashikuar projekti i Lungomare 2 që do të shtrihet deri në afërsi të tunelit në Vlorë
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit