Fatmir Xhafa urdhëron prishjen e tendës prej kashte

12/01/1818:56

Shperndaje:


Duket si histori e sajuar, por në fakt nuk është kështu. Ka ndodhur në qytetin e Sarandës vetëm tre ditë më parë, ku një konflikt i pakuptimtë ka “alarmuar” deri dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa, i cili, megjithse nuk ka lidhje fare me konfliktin për një tendë, ka urdhëruar zgjidhjen duke cënuar palën që nuk ka asnjë faj.
Duke i dhenë të drejtë qytetares ankuese për tendën e picerisë, e cila vetë ka ngritur papafingo, garazhe etj. objekte pa patur asnjë leje.
Denoncimin e rastit e kanë bërë pranë redaksisë së CityNews dy vëllëzërit përfaqësues të palës së cënuar, sipas tyre padrejtësisht.
Erion dhe Andrea Qurku, janë pronarët e picerisë “ROEL” me vendndodhje rruga “Butrinti”, Sarandë , një lokal i blerë nga ish bashkëshorti i znj. V. A. (B), kundrejt gjithë detyrimeve. Çka do të thotë se nga momenti i shitjes së pronësisë rreth 3 vite më parë, ish pronari nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë piceri.
Sipas pronarit Qurku, duke qenë se kashta e tendës ishte e amortizuar plotësisht ata vendosën ta ndryshonim, duke zëvendësuar kashtën me “rapote” (ristela të holla druri). Është një sipërmarrje që nuk kërkon leje të posaçme nga organet kompetente qendrore dhe vendore, gjë kjo e përcaktuar edhe në ligjin përkatës.
“Në momentin që nisëm punimet, çuditërisht, gruaja e ish pronarit, V A (B), na urdhëroi të mos e vijonim punën duke harruar se që prej tre viteve pronarët e këtij lokali jemi ne dhe jo ajo. Ajo që bën çudi në këtë mes është fakti se sapo Valentina dha alarmin institucionet kompetente erdhën menjëherë në vendin e konfliktit, duke na urdhërur të mos vijonim punimet deri në sqarimin e situatës. E respektuam urdhërin e tyre, sikurse dhe kushtin që ti vijonim punimet pasi të spostoheshim në distancë nga dyqani i znj. Baxheli. E zbatum edhe këtë kusht duke u spostuar jo 70 pont sa parasheh ligji por 1.5 metër.
Megjithatë ajo, Znj.Baxheli, nuk e ndali alarmin, por e ngriti stekën duke kërkuar prishjen fare të tendës. Për këtë zonja në fjalë nisi mesazhe atje ku ajo e di dhe me urdhër gojor të inspektoriatit të IKMT-së Sarandës u detyruam ta prishnim tërësisht tendën. Gjendje në të cilën është edhe sot e kësaj dite, ndërkohë që vetë kjo zonjë ka ngritur papafingo, garazhe etj. objekte, pa patur asnjë leje ndërtimi. Por më e çuditëshmje qendron në faktin se tenda jonë u prish brenda pak orëve, ndërkohë që ndërtimet pa leje të kësaj zonje prej vitesh nuk i prek kush. Ku qendron fuqia e saj që të alarmojë deri dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa, me urdhër të të cilit, sikurse na kanë informuar gojarisht nga brenda inspektoriatit të IKMT-së, është shpejtuar të fshihet fare nga faqja e dheut tenda.
Ndodhi kjo me tendën tonë,ndërsa lokalet pranë e rreth e rrotull picerisë sonë kanë tenda e dopjo tenda me kashtë, me ristela druri, me tjegulla e stranxha hekuri dhe nuk i prek kush. /CityNews

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin
Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.