Eva Caca provonon në Sarandë librin “Anotomia e një vra’sëseje” – VIDEO

21/12/2518:53

Shperndaje:

Eva Caca provonon në Sarandë librin “Anotomia e një vra’sëseje”

 

Sot në Sarandë u zhvillua promovimi i romanit intriguese “Anatomia e një vra’sëseje”, një vepër e autorës shqiptare Eva Caca që ka tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe kritikëve për tematikën e saj të fortë dhe stilin narrativ unik.

 

 

Aktiviteti u zhvillua në një ambient të ngrohtë kulturor të qytetit, në Qendrën Rinore, ku adhurues të letërsisë, miq, familjarë dhe banorë të Sarandës u mblodhën për të njohur më afër autoren dhe veprën e saj. Eva Caca foli rreth frymëzimit, procesit krijues dhe trajtimit të personazheve kompleksë, duke ndarë detaje të pasura mbi mesazhet që kërkon t’i transmetojë përmes kësaj historie.

 

 

Libri Anatomia e një Vrasëseje i autores Eva Caca është një vepër që e kalon kufirin e një prezantimi letrar dhe shndërrohet në një akt të fortë ndërgjegjësimi shoqëror.

 

Që në minutat e para u kuptua se nuk bëhej fjalë për një ngjarje të zakonshme kulturore. Atmosfera ishte e ngarkuar me reflektim, heshtje dhe përballje me realitete të rënda, ato që shpesh shoqëria zgjedh t’i shmangë. Libri sjell një histori që të përfshin pa kompromis, duke e vendosur lexuesin përballë dhunës gjinore, padrejtësisë dhe paragjykimit – tema që nuk lexohen lehtë, por që duhet të lexohen patjetër.

 

Të pranishmit e përshkruan stilin e autores si të drejtpërdrejtë, përthithës dhe thellësisht njerëzor. Eva Caca shkruan pa frikë, duke hyrë në zonat më të errëta të shpirtit njerëzor, por me një ndjeshmëri që të trondit dhe të mbetet gjatë në mendje. Gjatë rrëfimit, shumë nga të pranishmit u përlotën, të prekur nga historia dhe pesha emocionale e së vërtetës së treguar.

 

Forca e librit lidhet ngushtë me jetën e vet autores Eva Caca.

 

Eva Caca është një grua që ka përjetuar padrejtësinë nga afër, duke u përballur me një akuzë të rëndë dhe një realitet brutal brenda sistemit të burgjeve greke, pavarësisht pafajësisë së saj. Pikërisht aty, ajo njohu historinë e një gruaje të dënuar për vrasje – një histori e shënuar nga dhuna dhe incesti familjar, ku krimi shfaqet si pasojë e një tragjedie shumë më të hershme.

 

Në këtë pikë, libri nuk mbetet më thjesht letërsi. Ai kthehet në pasqyrë sociale dhe në një sfidë të hapur për ndërgjegjen kolektive:
Si mund të dënohet një i pafajshëm në shekullin XXI?
Si mund të shndërrohet sistemi ligjor në mjet ndëshkimi për më të pambrojturit?
Sa gra vazhdojnë të jetojnë në hijen e historive të dhunës dhe abuzimit që askush nuk i dëgjon?
Dhe sa shpesh emigranti paragjykohet vetëm për shkak të origjinës së tij?

 

Gjatë promovimit, vetë autorja Eva Caca ndau fragmente nga përjetimi i saj, me një zë të qetë dhe të prerë. Pa dramatizime, pa teprime. Drama ishte vetë jeta. Dhe sa më shumë e dëgjoje, aq më tepër kuptoje se sa e rrallë dhe e domosdoshme është një e vërtetë e thënë pa frikë.

 

“Anatomia e një Vrasëseje” është një libër i rëndë emocionalisht, por i domosdoshëm. Nuk synon të argëtojë, por të zgjojë. Është nga ato vepra që nuk harrohen lehtë dhe që vazhdojnë të të ndjekin edhe pasi faqja e fundit mbyllet.

 

Në fund të aktivitetit, u ndje qartë pritshmëria për librin e ardhshëm të Eva Caca, ku ajo pritet të rrëfejë drejtpërdrejt eksperiencën e saj personale në burgjet greke – një rrëfim që premton të jetë jo thjesht jetëshkrim, por një dokument i gjallë kundër padrejtësisë dhe heshtjes.

 

Ky aktivitet u transmentua drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Eva Caca provonon në Sarandë librin “Anotomia e një vra’sëseje” – VIDEO
Butrinti – Oriku / LIVE në Saranda Web – të dielën ora 13:00
Sarandë / Dy të rinj 20-vjeçarë përfundojnë në prangat e policisë
Dhunë mes dy familjeve në Delvinë, një person në kërkim dhe një tjetër nën hetim
Ngjarje e pazakontë në Sarandë: Çahen gomat e rreth 10 automjeteve gjatë natës
Park fotovoltaik edhe në Bistricë, qeveria miraton lejen për 50 vjet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.