Ermal Meta mbrëmje magjike në skenën 2300-vjeçare të Butrintit – VIDEO

08/06/2510:14

Shperndaje:

Ermal Meta mbrëmje magjike në skenën 2300-vjeçare të Butrintit

 

Në mbrëmjen e 7 qershorit 2025, skena antike e Teatrit të Butrintit u mbush me emocione, muzikë dhe duartrokitje të pafundme, teksa këngëtari me origjinë shqiptare dhe karrierë të suksesshme në Itali, Ermal Meta, solli një performancë të jashtëzakonshme në kuadër të Javës Kulturore Italiane.
Koncerti, i cili shënoi nisjen e turneut të tij “LIVE 2025”, u zhvillua në një prej skenave më të bukura të Mesdheut – Teatri Antik i Butrintit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

 

Ermal Meta mbrëmje magjike në skenën 2300-vjeçare të Butrintit

 

Të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë ishin përfaqësues të rëndësishëm nga Shqipëria dhe Italia, mes tyre: ambasadori italian në Tiranë Marco Alberti, drejtori i Institutit Italian të Kulturës Alessandro Ruggera si dhe zëvendësministrja e Kulturës së Shqipërisë Lira Pipa krahas një numri të madh spektatorësh që kishin mbushur shkallët e teatrit antik.

 

I shoqëruar në skenë nga pianisti Davide Antonio Pio, bashkëkompozitor dhe bashkëpunëtor i afërt i Ermal Meta, si dhe nga një trio elegante instrumentesh harkore, Ermal Meta interpretoi disa nga këngët e tij më të dashura, si dhe krijime të reja nga albumi i ardhshëm. Përmes një performance që ndërthurte muzikën, poezinë dhe tregimin emocional, artisti solli një përvojë të paharrueshme për publikun.

 

 

 

 

Ky koncert përtej dimensionit artistik, përbën edhe një homazh për lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë, një simbol i ndërthurjes së rrënjëve, identitetit dhe artit që bashkon dy popujt përmes tingujve dhe emocioneve të përbashkëta.

 

Ermal Meta: Për mua ishte hera e parë që ndodhem në Butrint dhe ky është një teatër magjik dhe u munduam të sjellim një koncert që do të ishte në sintoni me këtë amient. Ishte koncerti i parë në Atdhe dhe kisha shumë emocione.

 

Zv. Ministrja e Kulturës: Është kënaqësi që në ciklin e aktiviteteve në kuadër të Javës Kulturore Italiane organizojmë këtë koncert të këngëtarit Ermal Meta për të çelur njëherësh edhe sezonin turistik në Butrint. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të promovojmë vendin edhe për pasuritë kulturore dhe të pasurojmë kalendarin kulturor edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.