Eri Sulo njofton lidhjen e marëveshjes së rëndësishme mes Butrintit dhe Campi Flegrei në Itali

Parku Kombëtar i Butrintit ka nënshkruaar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me një nga Parqet Arkeologjike më të mëdha Kombëtare në Itali: “Parco archeologico dei Campi Flegrei” në kuadër të programit të Këshillit të Europës: “Rrugëtimi i Eneas,” një program, i cili bashkon vendet e mesdheut në fushën e arkeologjise, ku ZAK Butrint u anëtaresua vitin e kaluar. Ky bashkëpunim krijon hapësira dhe mundësi për shkëmbime eksperiencash si, dhe rrit ndjeshëm potencialin tonë për të bërë të mundur ekspozimin dhe njohje më të madhe në fushën e turizmit kulturor, – njofton drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Eri Sulo.

Saranda dhe Shqipëria ka patur nje rritje të ndjeshme të turistëve Italian, kjo marrëveshje është nje tullë tjetër në bashkepunimin me partnerin tonë strategjik dhe vëllazeror, Italinë. 🇦🇱🤝🇮🇹

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Znj. Anila Bitri, dhe Ledia Mirakaj diplomate, Giovanni Cafiero, Presidenti i Asosacionit “Rrugëtimi i Eneas,” dhe Drejtori i “Parco archeologico dei Campi Flegrei,” Fabio Pagani. Një falenderim për Ministrinë e Kulturës për kujdesin e veçantë ndaj këtij aktiviteti.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.