
Endri Hyseni nismë që vallja e Osman Takës të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO
Endri Hyseni nismë që vallja e Osman Takës të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Botërore, kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Endri Hyseni, organizoi një forum tematik kushtuar trashëgimisë kulturore të Çamërisë, me titullin “Trashëgimia Çame – Kujtesë, Krenari, Përfaqësim”.
Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e studiuesve, artistëve dhe përfaqësuesve të komunitetit çam, të cilët kontribuan në një panel diskutimi dhe ekspozim të pasurive kulturore të kësaj treve përmes veshjeve tradicionale, muzikës karakteristike dhe elementëve të gastronomisë çame.
Në fjalën e tij, Endri Hyseni theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore çame si pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar. Ai shpalli nismën për përfshirjen e valles së Osman Takës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të vlerave kulturore të kësaj krahine.
“Trashëgimia çame nuk është vetëm kujtim i së shkuarës, por pjesë aktive e së tashmes dhe e të ardhmes sonë. Ajo meriton vendin që i takon në politikat kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare,” – u shpreh z. Hyseni.
Ai gjithashtu u zotua se, nëse zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë, do të angazhohet për integrimin e trashëgimisë çame në politikat publike për kulturën dhe turizmin, si dhe për prezantimin e saj në platformat ndërkombëtare.
Forumi ishte i hapur për publikun dhe përfaqësoi një hap domethënës drejt ndërgjegjësimit qytetar dhe përfaqësimit të denjë të një trashëgimie unike shqiptare, siç është ajo e Çamërisë.
Fjala e Plotë e Kandidatit për Deputet, Endri Hyseni:
Të nderuar miq, personalitete të kulturës dhe historisë çame,
Sot jemi mbledhur për të nderuar trashëgiminë botërore, por për ne kjo ditë është mbi të gjitha një thirrje për të mbrojtur, njohur dhe promovuar trashëgiminë tonë kombëtare – dhe në veçanti atë çame.
Trashëgimia çame është një pasuri e gjallë e identitetit shqiptar, që mbart në vetvete histori, kulturë dhe shpirt qëndrese. Në këtë frymë, më lejoni të ndaj me ju se kam depozituar zyrtarisht kërkesën për të përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s një nga perlat e kësaj trashëgimie – Vallja çame e Osman Takës – simbol i krenarisë, i finesës dhe i qëndresës shpirtërore të kësaj krahine.
Kjo nismë është pjesë e një angazhimi më të gjerë për ta sjellë trashëgiminë çame aty ku i takon: në qendër të vëmendjes kulturore dhe institucionale, si një pjesë e pandarë e mozaikut tonë kombëtar, evropian dhe boteror.
Duke qenë se jam angazhuar edhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit, dëshiroj të nënvizoj se zëri i trashëgimisë çame – bashkë me gjithë çështjet e identitetit, kujtesës dhe përfaqësimit dinjitoz – do të jetë pjesë e pandashme e platformës sime. Nëse më jepet besimi për të qenë në Kuvendin e Shqipërisë, do të angazhohem që këto problematika të mos trajtohen më si çështje periferike, por si pjesë e debatit kombëtar dhe e politikave konkrete për drejtësi dhe integrim kulturor.
Ju faleminderit për praninë, për kontributin, dhe për atë që përfaqësoni – sot dhe çdo ditë!
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
19/04/2519:27

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
19/04/2519:27

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
19/04/2519:27

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
19/04/2519:27

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
19/04/2519:27
