Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë

13/03/2616:33

Shperndaje:

Emërohet drejtuesi i ri politik i Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë. Pas dorëheqjes së Bujar Leskaj nga funksioni i drejtuesit politik të Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka caktuar në këtë rol ish-deputetin Aurel Bylykbashi.

 

Bujar Leskaj nga funksioni i drejtuesit politik të Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka caktuar në këtë rol ish-deputetin Aurel Bylykbashi

 

Bylykbashi, i cili për disa mandate ka përfaqësuar qarkun e Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë, merr kështu përgjegjësinë për organizimin politik të PD-së në qarkun e Vlorës. Emërimi i tij vjen në një moment kur struktura lokale e partisë po përgatitet për zgjedhje të brendshme.

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka njoftuar se më 15 mars do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e degës. Ndërkohë, procesi i zgjedhjeve në degët lokale ka nisur tashmë në disa zona të qarkut. Në Sarandë, zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike u zhvilluan rreth dy javë më parë.

 

Zhvillimet e fundit vijnë në një periudhë riorganizimi të strukturave të Partisë Demokratike në disa qarqe të vendit. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.