Ekzekutohet nga distancë e afërt shqiptari në Greqi
Një shqiptar është gjendur i pajetë mëngjesin e sotëm në një rrugë në zonën midis Dragotenit dhe Spartas të Korfuzit, me plagë të shkaktuara nga ekzekutimi me armë zjarri. Trupi i pajetë i 63-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është pikasur nga kalimtarët. Sipas mediave greke, këto të fundit kanë njoftuar në mënyrë të menjëhershme stacionin e policisë së Lefkimit.
Po sipas këtyre mediave, është konstatuar se 63-vjeçari shqiptar është qëlluar nga një distancë e afërt. Zbardhja e ngjarjes është marrë përsipër nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit, e cila po zhvillon një hetim për këtë çështje.
63-vjeçari, me banim në Korfuz, raportohet se i kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes dhe kanë qenë pikërisht ato që kanë mobilizuar forcat policore për kërkimin e tij, duke e kallëzuar në Polici për zhdukje.
Kjo është vrasja e katërt e regjistruar brenda kësaj jave në territorin grek. Altin Mullai mbeti i vrarë më 22 nëntor nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia greke, pasi u kap në tentativa për të transportuar çanta me drogë. Ndërsa të dielën, një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë. Deri më tani, ende nuk është bërë e ditur nëse 35-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale apo jo.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
26/11/1818:24
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
26/11/1818:24
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
26/11/1818:24
Suvenire nga Saranda
26/11/1818:24
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
26/11/1818:24