Efektivi i “Shqiponjave” mohon akuzat për trafik narkotikësh: Jam përdorues

15/06/2114:11

Shperndaje:

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Sarandë, në orën 13:00 seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit  Lavdosh Metaj, efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës.

38 vjeçari u arrestua tre ditë më parë nga policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor  për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

Prokurori i çështjes Lorenc Mërkuri kërkoi si masë sigurie “Arrest me burg”, ndërkohë që dhe gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e Prokurorisë.

Sipas burimeve, pasi gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, shtetasi Lavdosh Metaj nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, duke pretenduar se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishin për përdorim vetjak.

Avokati mbrojtës Gjergji Imeraj kërkoj në seancën gjyqësore masën e sigurisë arrest shtçpie ose garanci pasurore. Kërkesa këto që nuk u pranuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.

Avokati mbrojtës, në prononcimin pas përfundimit të seancës gjyqësore u shpreh se vendimi i marrë do të apelohet.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.