EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit – VIDEO

14/10/2519:07

Shperndaje:

EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit

 

Në fokusin e një debati publik mbi të ardhmen e Parkut Kombëtar të Butrintit, sot u zhvillua një takim i organizuar nga EcoAlbania, në bashkëpunim me ResPublica dhe Forumin për Mendimin e Lirë, në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – PAMANCA”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

 

EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit

 

Qëllimi i këtij takimi ishte i qartë: të ringrejë alarmin për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe të nxisë bashkëpunimin institucional për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, me Butrintin në qendër të vëmendjes.

 

“Butrinti nuk është vetëm trashëgimi kombëtare, por pasuri botërore. Çdo vendimmarrje mbi të duhet të jetë e përgjegjshme dhe transparente,” u theksua nga përfaqësuesit e EcoAlbania në hapje të takimit.

 

 

Butrinti, një aset i UNESCO-s, u trajtua jo më thjesht si destinacion turistik, por si ekosistem i ndjeshëm që rrezikon të humbasë karakterin nëse mungon kontrolli mbi projektet zhvillimore.

 

Përfaqësues të ResPublica shprehën shqetësimin mbi mungesën e një politike të qëndrueshme:
“Zhvillimi nuk mund të jetë qëllim në vetvete, nëse ai mbivendoset mbi natyrën. Duhet një model i ri përfshirjeje publike.”

 

EcoAlbania: kërkohet mbrojtje reale për Butrintin

 

Gjatë diskutimeve në këtë takim të organizuar nga EcoAlbania, përfaqësues të aktorëve lokalë sollën në vëmendje problematika konkrete:

 

Sandër Kristo theksoi nevojën për një kompromis konstruktiv midis turizmit dhe mbrojtjes së natyrës.
Mustafa Lama ngriti çështjen e paqartësive ligjore:
“Mungesa e koordinimit institucional po dëmton menaxhimin e zonave të mbrojtura.”
Soraldo Nebo u ndal në gjendjen e Liqenit të Butrintit, duke kërkuar pastrim urgjent të kanalit dhe mbrojtje të midhjes.
Areti Papadhima kërkoi ndërhyrje konkrete në terren: “Ishujt dhe lagunat nuk mbrohen me dokumente, por me veprim.”
Teuta Maze vuri theksin te edukimi mjedisor, duke bërë të ditur se janë planifikuar mbi 40 aktivitete sensibilizuese që nisin që nga çerdhet dhe kopshtet.

 

Takimi u mbyll me një apel të përbashkët: krijimin e një rrjeti monitorues lokal për Butrintin dhe zonat e tjera të mbrojtura, për të garantuar që vendimmarrjet institucionale të mos anashkalojnë zërin e komunitetit dhe ekspertëve.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.