E larguan nga Delvina për nigerianin, Tanusha vesh fanelën e Butrintit


Dritan Mehmeti, lojtari më i dashur i ekipit delvinjot, pasi e larguan nga ekipi i tij, ka veshur fanelën e Butrintit.

INTERVISTA

Dritan riktheheni pas shume vitesh ne Sarande per te mbrojtur ngjyrat e Butrintit, cfare ju shtyu te benit kete zgjedhje?

Ne radhe te pare falenderoj trajnerin e Butrintit Dhiogjen Muco dhe gjith stafin e ekipit te cilet ishin te nje mendimi qe une te behesha pjese e Butrintit duke me afruar ne kete ekip. Organika mjaft e mire por edhe funksionimi ne menyre te organizuar i gjithe hallkave te klubit beri qe une ta prisja me kenaqsi veshjen e fanelles se Butrintit.

Duke pare gjendjen ekipit cili do te jete objektivi juaj per kete kampionat?

Synimet e mija shkojne paralel me ato te ekipit marja e maksimumit ne cdo ndeshje dhe ngjitja e Butrintit atje ku i takon nje kategori me lart.

Ndeshja e dyte ne Delvine si e prisni ju dhe a mendon se tifozeria Delvinjote nuk do pajtohet duke ju pare si kundershtar me fanellen e Butrintit *konkurentit* te perjetshem?

Ne cdo ndeshje qe do te zbres ne fushe une do te jap maksimumin perfshi dhe ndeshjen kunder Delvines. Tifozeria ka punes e asaj e mirekuptoj per cdo reagim qe mund te kete.

Keni qene dhe me pare pjese e Butrintit ku mendoni se qendron ndryshimi i atyre viteve me tani?

Edhe atehere ka patur lojtare te rendesishem dhe me nivel dhe te gjithe sebashku e ngjitem Butrintin ne kategorine e pare. Uroj qe dhe kete vit te ndodhi e njejta gje Butrinti te ngjitet ne Kategorine e pare. Fanellen e asaj kohe akoma e ruaj si kujtim ne shtepi.

Cili eshte premtimi juaj per tifozerine e Butrintit?

Cdo ndeshje do te jap maksimumin dhe do bej me te miren. Rendesi ka shenimi i golave dhe fitorja e ndeshjeve. Kerkoj sa me shume mbeshtetje nga tifozera me premtimin qe nuk do i zhgenjejme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.