Sipas portalit Lajme nga Delvina, Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë, Skënder Qilimi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Më herët kryeministri Rama gjatë një takimi me drejtuesit e zyrave të punës kishte kritikuar zyrën e Delvinës për mospërmbushje të objektivave për punësime të reja. Delvina është një nga qytetet me papunësinë më të madhe.