Dritan Peçi: Pse bizneseve me makina e motorë me qira u jepen nga 2-3 vendparkime? – VIDEO

31/10/2519:47

Shperndaje:

Dritan Peçi: Pse bizneseve me makina e motorë me qira u jepen nga 2-3 vendparkime?

 

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Sarandës, anëtari Dritan Peçi ngriti një pyetje që lidhet me shpërndarjen e hapësirave publike për parkim. Ai kërkoi sqarime se përse bizneseve që ofrojnë makina dhe motorë me qira u jepen nga dy deri në tre vendparkime, ndërkohë që qytetarët shpesh hasin vështirësi për të gjetur një vend të lirë.

 

 

Në përgjigje të këtij shqetësimi, drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike u shpreh se situata me parkimet shpesh ka qenë problematike, pasi janë konstatuar raste kur persona të ndryshëm kanë lyer rrugën me bojë, duke e shënuar si vendparkim të tyre pa leje. “Ka ndodhur që kur zgjohemi në mëngjes, gjejmë rrugët e lyer me bojë, si të ishin vendparkime të rezervuara, pa asnjë miratim apo leje nga bashkia,” u shpreh drejtori.

 

Ky debat vjen në një kohë kur çështja e parkimeve në qytetin e Sarandës është bërë gjithnjë e më e ndjeshme, sidomos gjatë sezonit turistik, kur fluksi i mjeteve shtohet ndjeshëm dhe hapësirat publike janë nën presion të madh.

 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tomori – Butrinti LIVE në Saranda Web – sfidë e rëndësishme për kreun e Grupit B
Delvina – Partizanit B një sfidë vendimtare. Tifozeria delvinjote: Ejani të gjithë në stadium
JEPET ME QIRA MAGAZINË TE URA E GAJDARIT NË SARANDË
Spiro Thomari promovon romanin “Shkrirja e ajsbergut të jetës” – VIDEO
JEPET ME QIRA Ambient Beach Bar në Sarandë
Erjona Ismaili emërohet ministre për marrëdhëniet me parlamentin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.