Drejtoresha e Arkeologjisë refuzon të përgjigjet për rolin që do të kenë në Butrint

04/05/2219:25

Shperndaje:

Drejtoresha e Kërkimeve Arkeologjike, Belisa Muka refuzoi të përgjigjej lidhur me rolin që do të ketë institucioni që ajo drejton, në marrëveshjen e re për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

E pyetur në emisionin ‘Sot’, nëse marrëveshja për Butrintin cenon punën e Institutit të Arkeologjisë apo se çfarë e ka penguar deri tani këtë institut të kryejë gërmime në Butrint, Muka bëri një parantezë të gjatë të përbërjes së institutit dhe funksionit të tij, duke refuzuar të përgjigjet.

Më tej, Muka ka lënë bisedën në mes duke shkëputur lidhjen me emisionin.

Parku Kombëtar i Butrintit pritet të administrohet nga një fondacion që do të krijohet në bashkëpunim të qeverisë shqiptare me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. /EURONEWS.AL

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Hotel Panorama 2 në Ksamil kërkon Recepsionist (turni i dytë) dhe Sanitare
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.