Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda”

16/10/2514:24

Shperndaje:

Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda”

 

Një vendim gjykate ka autorizuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Byrojnë Kombëtare të Hetimit (BKH) të kryejnë kontrolle në pronat dhe bizneset e dy personave që kanë lidhje me kompleksin “Marina Bay Saranda”. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Weblajm, Arsen Rusta.

 

 

Sipas burimeve, hetimi lidhet ngushtë me pronat e Ushtrisë, konkretisht me territorin e portit ushtarak në Limion, Sarandë. SPAK ka arritur të bindë gjykatën se ky kontroll ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi dyshimet për manipulim të kontratës së përdorimit të këtij porti strategjik.

 

Operacioni është ende në vijim dhe pritet të pasohen me sekuestrime dokumentesh, verifikime të transaksioneve dhe lëvizjeve të pronësisë. Burime bëjnë të ditur se kontrollet nuk kufizohen vetëm te pronarët e dyshuar, por përfshijnë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të niveleve të ndryshme shtetërore, të cilët mund të kenë pasur rol në procesin e miratimit apo negocimit të kontratave.

 

SPAK, prej kohësh, ka shprehur interes për hetimet mbi mënyrën e shfrytëzimit të pronave ushtarake në zonën bregdetare, mes dyshimeve se asetet strategjike janë përdorur për interesa private në kundërshtim me ligjin. Më herët për këtë çështje është pyetur ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Për gati një orë funksionarja e lartë dha qëndrimin e saj në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat.

 

Midis shumë çështjeve për ushtrinë që po trajtohen nga SPAK, kallëzimi për portin e Limioinit u dorëzua nga gjenerali Artur Meçollari.

Ne cilësinë e ish zv.komandantit të Flotës Detare, Meçollari e akuzon Xhaçkën dhe ish-shefin e shtabit Bardhyl Kollçakun për shpërdorim detyre, mashtrim dhe korrupsion. Sipas Mecollarit, funksionarët anashkaluan flotën detare gjatë procedurave për dhënien me qera të pronës së ushtrisë në Sarandë.

 

Koncensionin për Portin e Limionit në Sarandë e ka fituar bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Kastrati”dhe “Edil Al” të cilët do të kenë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 35 vite. Në 2018-ën qeveria kaloi këtë port me qira me të drejtë 20 vjet dhe më pas u miratua edhe leja për ndërtimin e “Marina Bay Saranda”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda”
Aksident i rëndë në dalje të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë
Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore pritet të bëhet ligj në Shqipëri
Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO
Shkolla “Shefqet Sulejmani” feston 50-vjetorin – Gjysmë shekulli histori, arsim dhe kujtime në Gjashtë
EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.