Dogji Flamurin Kombëtar/ Shpallet në kërkim Manoli, dyshimet ku fshehet

18/06/2011:13

Shperndaje:


Një ditë pas publikimit të videos në rrjetet sociale teksa digjte flamurin shqiptar, Report TV mëson se minoritari grek Manol Vito është marrë në hetim nga Anti Terrori.
Manol Vito është shpallur në kërkim dhe pavarësisht se ditën e djeshme ai ka përditësuar një status në facebook me vendndodhje në Korfuz, ka dyshime që Manol Vito është fshehur në zonën malore të Gravës.

“Më datë 16.06.2020 u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë për shtetasin Manol Vito, me arsim 12 klase sepse në vendin e quajtur “Plazhi i ri” Sarandë më datë 15.06.2020 ka djegur flamurin shqiptar të cilin e kishte marrë në godinën e shoqatës “Omonia” Sarandë. Veprat Penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj. Punohet për gjetjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve”, shkruhet në dokumentin që Report Tv disponon.

Videoja u publikua ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku Vito njërin prej flamujve e ka djegur pranë bulevardit “Hasan Tahsini” dhe tjetrin në parkun miqësia në qendër të Sarandës.
Videon e djegies së flamurit ai e shoqëronte me të tjera provokime të forta. “Këtë flamur e mora nga zyrat e OMONIA-s sepse nuk meriton që të qëndrojë atje dhe po e djeg. Këtu jemi në Sarandë, jemi në Vorio Epir dhe kam gjetur këtë leckë dhe shikoni sesi po digjet, ku janë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë?” thotë ai.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.