E humbur prej 3 ditësh, gjendet në Shqipëri adoleshentja greke

08/12/1917:23

Shperndaje:


Është gjetur në Shqipëri një adoleshente greke, e cila humbi kontaktet që ditën e enjte në Greqi. Bëhet fjalë për 14-vjeçaren Maria D., nga Kallithea, e cila sipas mediave greke është gjetur në Shqipëri ditën e shtunë.

Adoleshentja edhe pse nën moshën 18-vjeç, ka arritur që të kalojë kufirin doganorë dhe nuk është pikasur nga punonjësit, pavarësisht se fëmijëve u duhet autorizim nga prindërit. Ndërkohë sipas mediave greke adoleshentja është gjetur nga një organizatë e quajtur “Buzëqeshja e fëmijës”, e cila ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si ka arritur të kalojë në pikat e kalimit kufitar.

Organizata thekson se nuk është hera e parë që fëmijë të mitur arrijnë të kalojë kufirin pa u vënë re nga autoritetet kompetente. Ndërkohë po hetohet se si adoleshentja ka arritur të kalojë kufirin, po ashtu po hetohet edhe për persona të tjerë që mund të kenë gisht në këtë ngjarje.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë Barist/e 
PROPER PIZZA SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË MOTORIST
Heroi shqiptar i nxorri nga lumi, por 2 fëmijët nuk mbijetuan. Prindërit dhurojnë organet
NJOFTIM Punësimi për Staf në Hotel VALË në Sarandë
Njoftim pune për Kamarier/e, Banakier/e dhe Hostes në Medusa Lounge Terrace
Pas publikimit në Saranda Web, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime i futen punës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.