Dita e 6-të: Zjarri në Krane, Mesopotam, Livinë, Velahovë, Fitore dhe Krongj – Banorë në luftë për të shpëtuar pronat

10/08/2515:21

Shperndaje:

Dita e 6-të: Zjarri në Krane, Mesopotam, Livinë, Velahovë, Fitore dhe Krongj – Banorë në luftë për të shpëtuar pronat

 

Një tjetër natë dramatike ka mbajtur në ankth qindra banorë të disa fshatrave në territorin e Bashkisë Finiq, ku vatrat e zjarrit, të shtyra nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë Velahovën, Livinën, Ardhasovën, Bistricën dhe Krongjin.

 

Zjarri në Krane, Mesopotam, Livinë, Velahovë, Fitore dhe Krongj

 

Forca të shumta nga bashkitë Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga pesë automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 trupa të Forcave të Armatosura, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, në një përpjekje të ethshme për të frenuar përhapjen e flakëve.

 

Për shkak të rrezikut, janë kryer evakuime të menjëhershme në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërsa për personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore janë vendosur ekipe të gatshme për asistencë mjekësore.

 

 

Në Krongj, zjarri ka shkatërruar plotësisht një banesë dhe ka dëmtuar rëndë kishën e fshatit, ndërkohë që banorët janë larguar për arsye sigurie. Më e rëndë paraqitet situata në Livinë dhe Velahovë, ku ullishtet dhe pemtaritë janë kthyer në hi, duke shkaktuar dëme të pariparueshme për ekonominë e zonës.

 

Mes tymit të dendur dhe flakëve që përhapeshin me shpejtësi, shumë banorë kanë hyrë në një luftë të pabarabartë me zjarrin, duke përdorur pompa uji, lopata dhe mjete rrethanore për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre. Në disa raste, ata kanë punuar krah për krah me zjarrfikësit, duke sfiduar rrezikun e drejtpërdrejtë për të mos humbur gjithçka.

 

Një nga momentet më kritike është regjistruar në orët e para të mëngjesit, kur një operacion i koordinuar synoi ndalimin e përhapjes së flakëve drejt Hidrocentralit të Bistricës – një objekt strategjik për furnizimin me energji dhe ujë.

 

Në mesditën e sotme, ndërhyrja ka vijuar intensivisht edhe nga ajri, me helikopterë që po kryejnë hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat më problematike në Mesopotam, Dhrovjan, Krane, Livinë dhe Velahovë. Autoritetet shpresojnë që me kombinimin e forcave tokësore dhe ajrore të arrijnë izolimin e zjarrit brenda orëve në vijim.

 

Efektet e zjarrit janë ndjerë deri në Sarandë, ku hiri ka mbuluar automjete, veranda banesash dhe rrugë. Si masë sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve të shuarjes.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tjetër zjarr në Lukovë, pranë kishës Shën e Premte dhe shtëpive – VIDEO
Dita e 6-të: Zjarri në Krane, Mesopotam, Livinë, Velahovë, Fitore dhe Krongj – Banorë në luftë për të shpëtuar pronat
Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan
Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web të videos për mungesë uji
Polici hero i Fierit, ish student ekselent i Universitetit të Strugës
Appetite Restaurant në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.