Digjet një automjet pranë një karburanti në hyrje të Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar

13/08/216:47

Shperndaje:

Një automjet ka marrë flakë në hyrje të qytetit, pranë një pike karburanti.

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, të cilët udhëtonin nga Fieri drejt Sarandës, menjëherë sa kanë vënë re flakët në motor, kanë dalë nga automjeti dhe janë munduar të fikin zjarrin në automjet, por që ka qenë e pamundur.

Fatmirësisht nga zjarri pati vetëm dëme në automjet, që për fikjen e zjarrit në të është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikëses, pasi duke qenë se mjeti ndodhej pranë një pike karburanti, e bënte situatën të rrezikshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.