Digitalb operacion antipirateri për ndalimin e transmetimeve ilegale të kanaleve

02/03/2014:38

Shperndaje:


Digitalb ka angazhuar në këtë operacion partnerin e saj italian, një nga shoqëritë më të rëndësishme të Cyber security dhe content Protection.
Falë aplikimit të një infrastrukture të re teknologjike, në koordinim me departamentin antipirateri në Digitalb, u arrit të finalizohet me sukses operacioni i parë i një fushate kolosale kundër piraterisë televizive.

Pas një pune të gjatë investigimesh, ditën e shtunë, më 29 shkurt 2020, ora 21:10 u zhvillua operacioni për errësimin e serverave të një operatori të njohur pirat (IPTV Selling) në industrinë e IPTV. Hetimet të cilat kanë vazhduar prej muajsh kishin për synim të identifikonin një rrjet të madh serverash dhe rrjeti distribucioni ilegal të kanaleve Digitalb. Janë identifikuar mbi 100 servera, 2.500 rishitës me Adresë IP, dhe mbi 80.000 përdorues fundorë dhe burimet e sinjaleve. Operatori ilegal ndër të tjera i ka shkaktuar dëme jo vetëm Digitalb por edhe kompanive homologe si Sky Italia, Bein dhe shumë kompanive ndërkombëtare të rëndësishme nga vende të ndryshme të Botës.

Operacioni, i parë i këtij lloji i kryer nga Digitalb dhe partneri i tij italian, për cyber security dhe Content Protection, vërtetoi njëkohësisht edhe suksesin e adoptimit të sitemeve të fundit të monitorimit dhe kontrollit të piraterisë televizive: bëhet fjalë për sisteme të zhvilluara gjatë viteve të fundit dhe të bazuara në një platformë inteligjente artificiale të avancuar që survejon dhe monitoron ekosistemin e transmetimit, duke përmirësuar automatikisht kapacitetin e saj investigues. TopChannel


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm
Delvina triumfon në Memaliaj, reagon pas humbjes në derbi
Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë
Hotel TOER në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist Turni i Tretë
Skënder Hita në Sarandë: Do godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet
Atentat në qendër të Sarandës, vritet Artan Myrtaj; plagoset një kalimtar 73-vjeçar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.