Diaspora vendos për mandatin në Qarkun Vlorë: 8 me 4, 9 me 3 apo 8 : 3 : 1

13/05/2511:47

Shperndaje:

Ka përfunduar numërimi në të gjitha kutitë e votimit në Qarkun Vlorë – Diaspora pritet të përcaktojë mandatin e fundit

 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të 449 kutitë e qendrave të votimit në Qarkun Vlorë, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 58.72%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 26.62%, ndërsa koalicioni “Shqipëria Bëhet” ka marrë 5.41% të votave.

 

 

Ndërkohë, ka nisur numërimi i votave të diasporës, të cilat pritet të jenë vendimtare për ndarjen përfundimtare të mandateve në këtë qark. Aktualisht, janë numëruar 2527 nga 16,655 votat e emigrantëve nga Qarku Vlorë dhe rezultatet e deritanishme kanë sjellë ndryshime të ndjeshme në përqindjet e forcave politike.

 

 

 

Koalicioni “Shqipëria Bëhet”, vetëm nga votat e diasporës, ka marrë 12.76% në Qarkun Vlorë, duke u rritur ndjeshëm dhe duke e çuar rezultatin e tij në rang qarku nga 5.41% në 5.61% – një rritje prej 0.2%. Në të njëjtën kohë, PD NË VOTËN E DIASPORËS ËSHTË 15.55% duke pësuar rënie dhe duke zbritur në 26.32%, ndërsa PS është rritur në 55.77% në nivel qarku.

 

Për momentin, ndarja e mandateve në Qarkun Vlorë qëndron në 8 për PS dhe 4 për PD, por me këtë tendencë nga diaspora, gjithçka mbetet e hapur: nëse trendi i votave jashtë vendit vazhdon, është e mundur që rezultati të përmbyset në 9 mandate për PS dhe 3 për PD, ose të krijohet skenari 8 për PS, 3 për PD dhe 1 mandat për “Shqipëria Bëhet”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Diaspora vendos për mandatin në Qarkun Vlorë: 8 me 4, 9 me 3 apo 8 : 3 : 1
Hotel Esmeralda Ksamil kërkon të punësojë Sanitare. Ofrohet akomodim
Numërohen 42 nga 52 kuti në Sarandë. REZULTATI
REZULTATET E NUMËRIMIT KZAZ FINIQ 50/50
Pasticeri Dolce ka hapur një ambient të ri dhe kërkon staf
Aksident mes një automjeti dhe motorit, humb jetën një grua

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.