Dhunoi dhe kanosi efektivin e Policisë Bashkiake Sarandë, 19-vjeçari shpallet në kërkim

20/02/2612:26

Shperndaje:

Dhunoi dhe kanosi efektivin e Policisë Bashkiake Sarandë, 19-vjeçari shpallet në kërkim

 

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një efektiv të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Studenti”, në qytetin e Sarandës, ku i riu, i identifikuar me inicialet E. M., banues në Sarandë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt me punonjësin e Policisë Bashkiake gjatë ushtrimit të detyrës së këtij të fundit.

 

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim 19-vjeçarin.

Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

NJOFTIMI I POLICISË

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Studenti”, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës. Punohet për kapjen e shtetasit E. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.