Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli

11/02/2617:18

Shperndaje:

Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli

Pas dy ditësh ankthi dhe kërkimesh të pandërprera, mesditën e sotme është gjetur i pajetë 91-vjeçari Spiro Guveli, banor i fshatit Dhivër.

 

Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë 91-vjeçari Spiro Guveli

 

I moshuari, i cili prej vitesh jetonte i vetëm pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes, kishte humbur kontaktet me familjarët dhe fqinjët që prej datës 9 shkurt. Dy fëmijët e tij jetojnë në emigracion në Greqi, ndërsa në fshat ai njihej si një njeri i qetë, që rrallë largohej nga shtëpia. Pikërisht mungesa e tij e pazakontë ngriti alarmin tek banorët, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

 

Menjëherë pas sinjalizimit, nisi operacioni i kërkim-shpëtimit nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Finiq, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës. Pas dy ditësh kërkimesh intensive, trupi i pajetë i të moshuarit u gjet në përroin e fshatit.

 

Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale nga eksperti i policisë, ndërsa më pas shërbimi zjarrfikës bëri transportimin e trupit deri në rrugë, për t’u dërguar me ambulancë drejt vijimit të procedurave të mëtejshme.

 

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se vdekja mund të ketë qenë natyrale, ndërsa fakti që 91-vjeçari kishte qëndruar për dy ditë jashtë mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Largimi i Spiro Guvelit ka trishtuar banorët e Dhivrit, ku ai kishte kaluar gjithë jetën e tij. Një tjetër histori vetmie që mbyllet në heshtje, duke lënë pas dhimbje dhe kujtime.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste
Kompania FIX PRO kërkon Agjent Shitje për degën në Sarandë
Sali Berisha: Sokol Bizhga la shokun në Qafë Gjashtë në ’97 dhe ia mbathi si miu
Rast i rëndë abuzimi ndaj një qeni në Sarandë ngre alarm dhe kërkon reagim të menjëhershëm
Nga turizmi apo nga paratë e pista? E vërteta pas zhvlerësimit të euros

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.