Destinacion i turizmit kulturor, fillon procedura për asfaltimin e rrugës për në Dhrovjan

15/04/218:10

Shperndaje:


Gjatë takimit të kandidatit Niko Kuri me banorët e fshatit Dhrovjan, kryetari i bashkisë Finiq Kristo Kiço ka dhënë edhe lajmin e mirë për banorët e këtij fshati se kanë filluar procedurat për asfaltimin e rrugës për në këtë fshat.
Kristo Kiço është shprehur se kanë qenë pikërisht asetet turistike të këtij fshati, i cili numëron 16 kisha, disa puse, banesat karakteristike dhe monumente të tjera kulturore të cilat kanë tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili në komunikimin me kryetarin e bashkisë Kristo Kiço ka thënë se promovimi i trashëgimisë kulturore është në prioritetet e qeverisë së tij.
Pas këtij komunikimi është orientuar për fillimin e procedurave të përshpejtuara për asfaltimin e segmentit rrugor nga rruga nacionale në afërsi të Muzinës deri në fshtin e Dhrovjanit, segment i cili është 6 km i gjatë dhe asfaltimi i të cilit do ta zhndërrojë Dhrovjanin një prej destinacioneve turistike më tërheqëse të turizmit kulturor.

DHROVJANI

Si Dhrovjani, i pasur me natyrë, traditë, kulturë dhe resurse, ka pak. I ndërtuar në një gropë të madhetektonike-karstike, 450 metra mbi nivelin e detit, ky fshat në Delvinë zë një vend të veçantë në Shqipëri.
16 kisha, një pjesë e tyre monumente kulture, 40 puse të vjetër, të ndërtuara që në fund vitet e 1800-ës gjenden këtu në Dhrovjan. I rrallë jo thjesht për nga numri i tyre, por me arkitekturë të kohës që i ka rezistuar dhe sot.
Por rruga që të çon në këtë aset turistik, sipas historisë banuar që në shekullin e pestë, lë për të dëshiruar.
Është një nga fshatrat më të mëdhenje të Finiqit. Si qendër e banuar njihet nga fundi I shekullit 17-18. Në shekullin e 20 ka qenë komunë. Për këtë arsye u ndërtua dhe rruga që lidhte fshatin me aksin nacional Sarandë-Gjirokastër.
Vitet e fundit është verejtur interesim i vizitorëve të huaj këtu, 27 km larg qytetit bregdetar të Sarandës. Banorët po mendojnë mundësinë e kthimit të këtyre aseteve në bujtina e atraksione.

VIDEO 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant & Pizzeri Il Pomodoro në Sarandë kërkon staf për sezonin
Butrinti eliminohet pas penalltive, shuhet ëndrra për rikthim në Kategorinë e Parë
Butrinti sfidon sot Bylis B në “playoff”: një tjetër hap i vështirë drejt objektivit
Restaurant Pizzeria ALFA në Sarandë kërkon të punësojë staf
ULTRA CLEANING Sarandë kërkon Shofer dhe Motorist
Rebecca Beauty Studio në Sarandë kërkon të punësojë estetiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.