Dështon show i ministrit Sokol Dervishaj në Sarandë


sokol dervishajDështon show i ministrit Sokol Dervishaj në Sarandë.
Politikanët shqiptarë, sidomos në prag të zgjedhjeve mundohen që çdo event ta shfrytëzojnë për përfitime politike.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, ku ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, së bashku me shpurrën e LSI-istave,  ishte përgatitur të organizonte një show me rastin e ardhjes në portin e Sarandës të kruazierës turistike MSC.
Por show i ministrit Sokol Dervishaj ka pësuar një dështim të merituar, pasi anija turistike për shkak të motit nuk mundi të zbarkonte turistët e sjellë.
Dhe kjo për faktin se gjatë katër viteve që kjo ministri drejtohet nga LSI, për zgjerimin e portit të  Sarandës nuk është investuar asnjë qindarkë.
Duke parë se ministri i Transporteve nuk mund të organizonte ndonjë show me prerje shiritash në rrugë sepse në Sarandë nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë, ministri i hodhi sytë nga deti, por fati e la, pasi rastisi në ditë me mot të keq.
Sokol Dervishaj pak ditë më parë u shpreh se për sytë e tij nuk ka vend më të përshtatshëm se Saranda për ndërtimin e aeroportit në Jug të Shqipërisë.
Një shans për Sokol Dervishajn për të organizuar show-n e dështuar të ditës së sotme.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë