Dështon prova me 2 sense kalimi në rrugën përpara spitalit

29/01/2011:07

Shperndaje:


Në datë 19 dhjetor, pas mbylljes së kalimit në Rrugën e Flamurit dhe vendosjes së Pemës në qendrën e qytetit, Bashkia Sarandë vendosi kalimin e mjeteve që do të dilnin nga Kodra në rrugën përpara spitalit, duke e kthyer këtë rrugë me 2 sense kalimi.
Kur kanë kaluar 40 ditë nga ky eksperiment, mund të thuhet se ky eksperiment ka dështuar plotësisht.
1- Kjo zgjidhje nuk përmirësoi qarkullimin në qytet, pasi drejtuesit e mjeteve nuk e preferojnë këtë dalje nga Saranda për faktin se Rruga e Pestë krijon vështirësi dhe bllokime të herë pas hershme si shkak i fluksit dhe parkimeve, që në shumë vende vihen re parkime dyshe, por edhe parkime në të dy anët e rrugës.
2- Mos lejimi i parkimit apo ndalimit të automjeteve në rrugën përpara spitalit sjell bllokime të qarkullit dhe kaos në rast se qoftë edhe 1 automjet ndalon për të zbritur ndonjë i sëmurë apo në rastet kur dikush del nga spitali, materniteti apo klinikat, apo në rastet kur duhet të blejë ilaçet.
3- Në jo pak raste është vënë në rrezik jeta e kalimtarëve, pasi vijat e bardha në këtë rrugë janë jashtë çdo standarti.
4- Rruga përpara spitalit nuk është ndërtuar për 2 sense kalimi dhe nuk ka gjerësinë e duhur.

Specialistët e fushës e shikojnë si të dështuar këtë ekperiment.
Problem sipas tyre në qarkullimin e mjeteve përbën parkimi i automjeteve në rrugën te shkolla 9 Tetori, pasi kjo rrugë nuk mund të funsionojë edhe si rrugë me 2 sense kalimi edhe me parkim automjetesh.
Gjithashtu specialistët shikojnë si problem parkimin e automjete përpara Bashkisë, hyrje-daljet e së cilave dhe parkimet dyshe krijojnë vonesa dhe bllokim të qarkullimit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.