Dëshmia e gruas në Polici: Kisha tentuar edhe 1 herë tjetër ta vrisja burrin

25/12/2412:28

Shperndaje:

Dëshmia e gruas në Polici: Kisha tentuar edhe 1 herë tjetër ta vrisja burrin

 

Ngjarja tragjike e ndodhur dje në Metoq ka marrë një kthesë të papritur pas dëshmisë së dhënë nga 49-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila është pyetur në polici. Burime të besueshme raportojnë se ajo ka pranuar se ka kryer vrasjen e bashkëshortit të saj, duke shfaqur një gjakftohtësi të frikshme, megjithëse dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

 

Gjatë dëshmisë së saj, Elvira Tahiraj ka zbuluar se edhe më herët ka tentuar ta vrasë bashkëshortin, por nuk ka dhënë asnjë arsye për veprimin e saj. “Nuk kam arsye,” ka thënë ajo, duke lënë hetuesit të habitur.

 

Ngjarja është zbuluar rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur vajza e çiftit, e cila ndodhej në shtëpi, u zgjua dhe gjeti të atin të pajetë në shtratin e tij, të mbuluar nga gjaku. E tronditur, ajo nisi të kërkonte për të ëmën dhe e gjeti atë duke qëndruar pranë derës së jashtme të shtëpisë.

 

Në panik, vajza telefonoi motrën e saj, për ta informuar për ngjarjen. Ishin ato që njoftuan menjëherë policinë.

 

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë akt tragjik. Policia po shqyrton gjithashtu gjendjen mendore të 49-vjeçares, e cila mund të luajë një rol kyç në përcaktimin e motivit dhe përgjegjësisë penale.

 

Tragjedi Familjare: Pamundësia ekonomike për kurimin sjellin pasoja fatale – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido në Parlament: Tatzati, Varfaj, Vërva, Dishati, Lefterohori e Kakodhiqi duhet të lidhen me rrugë për banorët & turizmin
Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve
Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari
Ardit Bido në Parlament: Të nisë projekti nga Tatzati, Saranda dhe Delvina s’mund të lihen më pa ujë
Pas denoncimit në Saranda Web, rifillojnë punimet për korrigjimin e kanalit në Delvinë
Sallon estetik SILVI në Ksamil kërkon Estetiste për manikyr & pedikyr

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.