Deputeti Alket Hyseni: “HasanTahsinasit” dhe populli i Sarandës na bërën krenarë

27/11/1915:27

Shperndaje:


Deputeti Alket Hyseni, nepermjet nje statusi ne fb, ka pershendetur solidaritetin e treguar ne mbledhjen e ndihmave dhe kontributetet e tjera nga qytetaret e Sarandes, Delvines, Finiqit e Konispolit.
Statusi:
Në këto momente të vështira🙏🏼 dhimbjeje dhe pikëllimi për familjet dhe popullin e zonave të prekura nga tërmeti, por edhe momente te pashoqe të humanizmit dhe solidaritetit patriotik, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për cdo kontribut dhe ndihmë nga qytetarët, bizneset dhe institucionet apo shoqatat e zonave tona.
Dikush me fonde monetare e disa me akomodim, dikush me veshmbathje, dikush me ushqime dhe dikush tjetër dhuron gjak.
Super Saranda, Delvina dhe Konispoli, që janë bërë bashkë muslimanë, ortodoksë e katolikë, socialistë dhe demokratë, lebër, çamë e minoritarë.
Krenarë për punën dhe aktet e shkëlqyera të organizimit, bashkëpunimit dhe patriotizmit të Adrianit, Majlindës dhe Shuaipit, Erit dhe Jolit, të Ardianit, Harit, Izetit, Kristos dhe Harizit, të çdo fëmije dhe të rrituri, që na bëjnë besimplotë se Shqipëria🇦🇱 jonë e dashur nuk përkulet as nga fatkeqësitë e rënda të naturës.
Për të mundësuar një koordinim më të mirë dhe efiçensë, bëj thirrje që çdo kontribut të kalojë nëpërmjet institucioneve shtetërore, llogarive bankare shtetërore dhe formave zyrtare të dhurimit të bëra publike nga shtabi i emergjencave.
#ShqipëriaSolidare🇦🇱
#JemiMeTy🙏🏼


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.