Denoncimi i Gjergj Mërkurit: Banditët do paditen në SPAK, apel ndaj OSBE-ODHIR

29/03/2320:49

Shperndaje:

GJERGJ MËRKURI: Me një akt kriminal dhe të paprecedentë Partia Socialiste po ndalon kandidimin tim si i pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në selinë e Partisë Socialiste në Sarandë po thirren qytetarët që kanë firmosur për hyrjen time në garë dhe po u bëhet presion që të tërheqin firmën. Qytetarët po kërcënohen me vendet e punës, me gjoba në bizneset e tyre dhe me çdo lloj forme përmes makinerisë shtetërore vetëm që të deklarojnë së nuk kanë firmosur formularët e dorëzuar në KZAZ.

Komiteti nismëtar i cili po punon me mua po mbledh provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK këta banditë të cilët po shkelin rëndë Kodin Zgjedhor.

Prokuroria të sekuestrojë menjëherë kamerat rreth godinës së Partisë Socialiste në Sarandë dhe të vëjë përpara drejtësisë personat të cilët marrin peng me kërcënime qytetarët dhe u bëjnë shantazh.

Pasi dështuan me kërcënime në KZAZ për të ndaluar regjistrimin tim, tashmë kanë kaluar në planin B duke marrë në mënyrë të paligjshme listat e personave që kanë firmosur dhe duke i kërcënuar të tërhiqen.

Çdo person i përfshirë është me emër dhe mbiemër dhe do të kallëzohet penalisht.

I bëj thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, prezencës së OSBE-ODHIR në Shqipëri, ambasadës së Bashkimit Evropian dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë këtë akt kriminal.

Po cënohet rëndë integriteti i zgjedhjeve në bashkinë Sarandë dhe e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në poste publike.

I gjithë ky angazhim i këtyre banditëve bëhet me qëllimin e vetëm për të ndaluar kandidimin tim, për shkak të mbështetjes së shumtë që qytetarët kanë shprehur menjëherë pas publikimit të kandidaturës.Aktualisht , në këto momente kemi fakte që po ushtrohet presion mbi njerëz që kanë firmosur dhe janë mbështetësit e mi .Ata po kërcënohen në forma nga më të ndryshme .


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.