Denoncimi: 150 Euro për një pasaportë në ambasadën shqiptare në Athinë


Gati 150 euro për një pasaportë në ambasadën e Shqipërisë në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari shqiptar që jeton dhe punon në kryeqytetin grek, Shpëtim Zinxhiria. Sipas Zinxhirisë, kjo është çmenduria e radhës që u bëhet emigrantëve tanë në Greqi, një çmenduri që vetëm një emër ka, zhvatje apo vjedhje në mes të ditës.

Postimi i plotë i gazetarit:

Çmenduria alla-shqiptarçe: Rritet tarifa e pasaportës në 148,8 euro..! O shtet ku je…Edhe 6.8 euro të tjera në kurriz të emigrantëve shqiptarë. Kjo është një vjedhje moderne, akoma nuk u ngopët nga mundi dhe gjaku i emigrantëve…? Kjo është çmënduria e radhës që u bëhet emigrantëve tanë në Greqi, një çmënduri që vetëm një emër ka, zhvatje apo vjedhje në mes të ditës.

Pak kohë më parë emigrantët shqiptarë paguanin 142 euro për pasaportën dhe kartën e identitetit, por ambasada i detyronte emigrantët që ti derdhnin parat e rinovimit në bankat greke kundrejt një pagesë prej 2.5 euro. Sot vazhdon çmënduria e radhës po këta radhë me një tarifë plus prej 6.8 euro në kuriz po të emigrantëve me justifikimin se pasaporta di ju vejë në shtëpi, por…

Sikur të mos mjaftojë kjo çmënduria tjetër është se pasaporta nuk u vjen në shtëpi emigrantëve sëbashku me kartën e identitetit edhe pse këta kanë paguar tarifën plus 6.8 euro pa u pyetur fare. Tarifa 6.8 euro brenda Athines edhe 1km larg, nuk eshte çmenduri? Kartën e identitetit duhet të shkojnë e ta marrin në ambasadë, pra ka vend për të marrë kartën por jo pasaportën.

Gjithashtu theksohet se vetem një e treta e godinës së ambasadës shfrytëzohet, por janë zhvatesit apo banditë që nuk lejojnë menaxhimin sa me te mirë të kësaj situate. Megjithatë emigrantët edhe kete radhe duhet të fusin gjithnjë e më thellë dorën në xhepin e tyre përball këtij korrupsioni të paparë më parë… Më e keqja eshte se heshtin shoqatat heshtin strukturat politike heshtin te gjithe… Paradoks apo…?

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Lexoni më shumë
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë
Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon Sanitare
Lexoni më shumë
3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.